“Unë i them vetit trim, ama Muja..”, çka thoshte Adem Jashari për Mujë Krasniqin

Ramadan Selimi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtari tjetër i UÇK-së, Vesel Aruqi, kanë ndarë kujtime rreth betejës së Pashtrikut dhe rënies së komandantit Mujë Krasniqi

“Unë i them vetit trim, ama Muja..”, çka thoshte Adem Jashari për Mujë Krasniqin (fotoilustrim)

Ish-luftëtari i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Selimi, së bashku me ish-luftëtarin tjetër të UÇK-së, Vesel Aruqi, kanë folur për betejën e Pashtrikut dhe rënien në pritë të pjesëtarëve të UÇK-së.

Para 25 vjetësh në këtë pritë u vra edhe e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – “Kapuçi” dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

E gjersa po flisnin në studio të “FIVE” për rënien heroike të Krasniqit, Selimi ka treguar një rast që tregon për trimërinë e Mujë Krasniqit.

Selimi ka theksuar se edhe vetë komandanti legjendar, Adem Jashari, pohonte se Mujë Krasniqi ishte shumë trim.

“Më Mujon ne jemi rritur bashkë. Ai ka qenë rreth 7 vite më i ri se unë dhe që nga fëmijëria si djalë është parë karakter shumë i fortë, një person shumë i zhdërvjelltë… kohëve kur veç filluan celulat para të UÇK-së, Muja radhitet në këto celula dhe formohet tamam si burrë dhe trim. E kanë kalitur edhe betejat. Në një rast mund të them në një ndje Adem Jashri pasi kthehet bashkë më Mujën nga një aksion thotë ‘burra unë i them vetit gogja trim, veç kur u fut Mujë Krasniqi, gogja u dashtë me matë vetën për me u futë edhe unë’. Është shquar si njeri trim, njëri i fjalës e i besës”, ka thënë Selimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika