E mbijetuara që po e vazhdon rrëfimin tronditës në “Debat Plus” me Ermal Pandurin, tregon momentet si u ballafaqua pas luftës me familjen e saj dhe si e këshilloi gjyshja që ajo çka kishte ndodhur të mbeste mes saj, gjyshes e nënës.

“Nëna shumë rëndë e ka pritë, nëna ka qenë shumë sëmurë, shumë keq, por përjetimin më të rëndë e ka pritë nëna në fëmijën e vet. Unë nuk e di po them qysh jemi gjallë, për shembull ata janë të ndjerë, por unë po foli për vete, mërzinë e gjërat ndonjëherë kur i mendoj e rikujtoj, shembull ballafaqimin qysh kam mujtë me nënën e gjyshja që e ka ditë për mua është shumë shumë rëndë”, rrëfen e mbijetuara e dhunës seksuale.

“Nuk e di hala sot mua nuk më kujtohet si fëmijë me gëzu lirinë apo me pasë një jetë qysh e kanë krejt, unë nuk e kam atë jetë që e kanë krejt edhe ndoshta sot që e gëzon dikush, nuk e kemi”, është deklarata e saj që jetën më asnjëherë që nga 13 vjeçe nuk e kishte të njëjtë.

Këtë e dëshmon edhe situata pas meqenëse nuk arriti të kishte raporte normale as me partnerin, i cili për shkak të mendësisë patriarkale nuk e kuptoi atë dhe nuk i ofroi përkrahje për këtë krim të tmerrshëm që e përjetoi si fëmijë.

“Atë natë e di se kam qëndru aty, të nesërmen më ka thënë shko… Për mua si femër, ndoshta ka edhe shumë femra tjera, por për mua jeta u bë terr, çdoherë kur mendoj për jetën time them s’di qysh kam mujtë me ia dalë ndoshta…”, tregon ajo e pikëlluar.