“Unë jam shefi”, Trump në samitin e G7 kërcënon Iranin dhe kritikon Netanyahun

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se marrëveshja e propozuar me Iranin nuk është ende përfundimtare, duke paralajmëruar se SHBA-ja mund të rifillojë sulmet ushtarake nëse nuk është e kënaqur me rezultatin e negociatave.

Gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në samitin e G7, Trump tha se “nëse nuk më pëlqen marrëveshja, do t’i rikthehemi të shtënave dhe bombardimeve ndaj tyre. Nëse nuk sillen siç duhet, do t’u rikthehemi bombardimeve.”

Ai përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të investojnë në Iran, pas raportimeve se Uashingtoni mund të lejonte krijimin e një fondi investimesh për Iranin në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare.

Një ditë më parë, Trump deklaroi se sipas marrëveshjes së re “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”.

Sa i përket Lindjes së Mesme, Trump kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me Emirin e Katarit, duke thënë se ai duhet të jetë “më i përgjegjshëm ndaj Libanit”.

“Izraeli po lufton me Hezbollahun prej shumë kohësh dhe po vriten shumë njerëz,” u shpreh Trump, raporton BBC.

Ndërkohë, duke folur për luftën në Ukrainë, presidenti amerikan tha se ka zhvilluar një takim shumë të mirë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i bëri thirrje Rusisë të arrijë një marrëveshje.

Ai shtoi se së shpejti mund të rikthehen sanksionet ndaj naftës ruse.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika