Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një serb, shtetas i Malit të Zi në pikën kufitare në Bërnjak.

Sic njofton Policia deri të arrestimi erdhi pasi gjatë kontrollit në veturën  tij janë gjetur dhe konfiskuar, një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, fanela po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake.

Policia e ka iniciuar rastin si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe pas inicimit të rastit serbi është liruar.

“SPK Bërnjak / 04.11.2023 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet ën raport.