“Unilab” Clinc hap dyert e saja në qytetin e Pejës
Në qytetin e Pejës, klinika “Unilab”, në krye me dy të rinjë dhe një staf me përvojë të gjatë pune kanë hapur dyert e tyre. I pajisur me laboratorinë hematologjik biomik, qytetarët do te kenë mundësi te realizojnë analiza të shumta dhe përveq kësaj kontrrolle rutinore mjekësore. Me një përvojë 7 vjeçar si laborat, Gemb […]
Në qytetin e Pejës, klinika “Unilab”, në krye me dy të rinjë dhe një staf me përvojë të gjatë pune kanë hapur dyert e tyre.
I pajisur me laboratorinë hematologjik biomik, qytetarët do te kenë mundësi te realizojnë analiza të shumta dhe përveq kësaj kontrrolle rutinore mjekësore.
Me një përvojë 7 vjeçar si laborat, Gemb Sahatiçiu thotë se rritur në një familje doktorësh kishin vazhdimisht përkrahjen e tyre në fushën mjekësore.
Gemb Sahatçiu – Laborant ka theksuar se “Përkrahja e familjes ka qenë shumë e madhe, na kanë suportuar në çdo hapë të jetës edhe në këtë hapë të madh na kanë përkrahë. E kemi realizu edhe pak këtë për arsyje që edhe qytetarët e Pejës të kenë një vend të sigurt ku mund të bëjnë analiza të sakta.”
Si mjek kryesor specialist, Dugagjin Sahatçiu thotë se krijimi i një vendi të punës për paraardhesit e tyre ishte mbi gjitha qëllimi.
Dugagjin Sahatçiu – Doktor tha se “Unilab Clinc është një poliklinikë ku do të ofrohen shërbime të mjekësisë familjare kryesisht, përveç kësaj do të ofrohen shërbime biokimike dhe hematologjike, mikrobiologjike, dmth komplet gama e gjerë e tyre. Përveç tyre do të ketë edhe specialist, koleg të mi, të cilët do të vijnë të na ndihmojnë, pra ka kapacitet të mjaftushëm klinika që do mund të ofrojë edhe shërbime pulmologjike, alargologjike, endokrologjike dhe shërbime të tjera. Varësisht nga kërkesat e qytetarëve të komunës së Pejës.”
Mes tjërash, ky i fundit shpjegon për më tepër rreth shërbimeve mjekësore që qyetarët e Pejës do të kenë mundësi të marrin.
Dugagjin Sahatçiu – Doktor është shprehur se “Kjo është një iniciativë e djalit tim dhe djalit të vllaut të cilët kanë një përvojë disa vjeçare në biokiminë laboratorike, mirëpo edhe e kemi zgjeruar rrjetin pak edhe unë e familja më e gjerë, do të ju ndihmojnë edhe ne.”
Por, shërbimi më i veçantë i klinikës Unilab do të jenë marrja e mostrve falas për pacientet në shtëpitë e tyre.
“Shërbimet në shtëpi janë falas, si vizitat ashtu edhe marrja e mostrave, si dhe dhënia e rezultatve do të bëhet edhe në mënyrë fizike e elektronike, direkt pacientet apo mjekut, i cili e ka referuar pacientin, pra rezultatet laboratorike shkojnë direkt tek mjeku referues”, tha Sahatçiu.
Në këtë hapje nuk munguan qytetar të shumtë të Pejës të cilët me prezencën e tyre nderuan familjen Sahatçiu.















