Kompeticioni i dytë më i fortë i futbollit në Evropë rikthehet sonte me fazën e çerekfinales.

Pa asnjë dyshim, ndeshja më interesante do të zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave” ku Manchester United e pret Sevillën.

Favorit në letër është skuadra angleze, pasi këtë sezon ka treguar formë më të mirë se ekipi spanjoll.

United gjendet në vendin e katërt në Premierligë, teksa andaluzianët renditen në pozitën e 13-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ajo çka e bën këtë takim edhe më interesant është fakti se Sevilla numëron gjashtë trofe në këtë kompeticion – më së shumti në histori.

Ky takim nis me fillim nga ora 21:00, në të njëjtën kohë me ndeshjet Juventus – Sporting CP dhe Bayer Leverkusen – Roma.

Kurse, paraprakisht në ora 18:45 zhvillohet përballja Feyenoord – Roma.