Universiteti i Oksfordit zhvillon një mjet me Inteligjencë Artificiale për të gjurmuar variantet e viruseve

Një mjet me Inteligjencë Artificiale është zhvilluar për të parashikuar variantet e reja të viruseve përpara se ato të shfaqen

Varianti Omicron i virusit Covid-19 u përhap në fund të vitit 2021

Një mjet me Inteligjencë Artificiale është zhvilluar për të parashikuar variantet e reja të viruseve përpara se ato të shfaqen.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Shkollën Mjekësore të Harvardit pretendojnë se modeli mund të kishte parashikuar mutacione të virusit Covid-19 gjatë pandemisë.

Ata shpresojnë se modeli, i quajtur EVEscape, do të ndihmojë në hartimin e vaksinave duke studiuar se si viruset pësojnë mutacion në përgjigje të sistemit imunitar të njeriut.

Universiteti i Oksfordit tha se teknologjia po “parashikonte të ardhmen”.

Gjatë pandemisë së COVID-19, valët e infektimit u nxitën nga variante të ndryshme të virusit që kishin pësuar ndryshime të shumta gjenetike.

Këto mutacione mund të ndryshojnë sjelljen e virusit, duke e bërë atë të përhapet më shpejt ose duke e bërë më të vështirë që sistemi jonë imunitar që ta njohë dhe ta luftojë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika