UNMIK raporton në prill para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Këshilli i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) më 20 prill do të diskuton për Kosovën, ku paraprakisht shefja e re e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, do të raportoj për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë edhe delegacionet diplomatike të Kosovës dhe Serbia, përderisa Mbretëria e Bashkuar do të jetë udhëheqëse e mbledhjes.

Që nga janari, Shqipëria është anëtare e KS-së, Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë.

Mbledhja e fundit i KS-së për Kosovën është mbajtur në tetor të vitit 2021, ku që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët në kohën e fundit kanë qenë referendumi serb për ndryshime kushtetuese i 16 janarit si dhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë së 3 prillit.

Si referendumi po ashtu edhe zgjedhjet e dyfishta serbe nuk janë lejuar të mbahen në territorin e Kosovës.

Serbët e Kosovës me shtetësi edhe të Serbisë, kanë udhëtuar për në Serbi që të votojnë, ani pse qeveria e Kosovës i kishte bërë të ditur Serbisë që ato mund të mbahen edhe në Kosovë, në zyrën ndërlidhëse serbe në Prishtinë ose edhe me postë.

Një rekomandimi i tillë i Kosovës ishte refuzuar nga ana e Beogradit, me pretekstin se ata nuk dëshirojnë ta njohin Kosovën e pavarur.

Ilustrim – Zgjedhjet serbe

Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shprehur shqetësimin se Federata Ruse mund të destabilizojë Kosovën.

Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e Aleancës Veri Atlantike (NATO).

Ilustrim – Kosova në NATO

Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. Dhe mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE-ja, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku thonë se asnjëra palë nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.

5 anëtarët e përhershëm të KS-së, kanë qëndrime të qarta për sa i përket Kosovës.

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të e njohin Kosovën dhe mbështesin pavarësinë e saj, ndërkohë Federata Ruse dhe Kina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, rrjedhimisht ato mbështesin Serbinë dhe qëndrimin e saj.

Nga 10 anëtarët e përkohshëm të KS-së, pesë e njohin pavarësinë e Kosovës (Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), kurse pesë të tjera nuk e njohin (Brazili, Gana, India, Kenia, dhe Meksika).

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika