UP-ja vlerëson punimet në Spitalin “gjysmak” të Ferizajt

Saga e spitalit të ri regjional të Ferizajt ende nuk ka përfunduar. Kontrata për ndërtimin e tij ishte nënshkruar në vitin 2018, dhe planifikohej që punimet të finalizoheshin në vitin 2021. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se operatori ekonomik i kontraktuar vite më parë nga MSh-ja për realizimin e ndërtimin e Spitalit të Ferizajt ka dështuar që ta përmbushë kontratën dhe si pasojë punimet nuk janë përfunduar. Në përgjigjen e MSh-së, thuhet se ministri Rifat Latifi me ardhjen në detyrë, ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht, me Fakultetin e Ndërtimtarisë, Memorandumin e bashkëpunimit, nga të cilët është duke pritur ta kryejnë kontrollin teknik

Spitali i ri i Ferizajt, në ndërtim

Në vitin 2021, ishte paraparë që Spitali i ri regjional i Ferizajt të finalizohej. Tash edhe pse në vitin 2022, objekti nuk është as afër përfundimit, madje punët janë ndalur që nga viti i kaluar.

Tenderi i parë ishte hapur më 14 qershor të vitit 2016, ndërsa dy muaj pasi ishin publikuar informatat shtesë për këtë tender, ky i fundit ishte anuluar. Në nëntor të po atij viti, tenderin e kishte fituar një kompani, por ishte anuluar në shkurt të vitit 2017.

Më 25 janar të vitit 2018, atë kohë Ministër i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në kohën e fushatës së zgjedhjeve lokale e kishte nënshkruar kontratën, që do t’i hapte rrugë fillimit të punimeve për ndërtimin e një spitali të ri për qytetin e Ferizajt.

Ish-ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili bashkë me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë vizitës te punimet në spitalin e Ferizajt, në vitin 2019

Sipas kontratës së nënshkruar, punimet për ndërtimin e spitalit, priteshin të përfundonin pas tri vjetësh, përkatësisht në vitin 2021. Për këtë projekt ishin ndarë rreth 10 milionë euro.

Ndërkaq, në vitin 2021, në një komision për shëndetësi, ministri i atëhershëm nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, kishte deklaruar se për shkak të parregullsive të krijuara nga kontraktorët, lënda për spitalin e Ferizajt ishte dërguar në prokurori.

Në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se për shkak se operatori ekonomik i kontraktuar disa vite më parë nga Ministria e Shëndetësisë, nuk e ka respektuar kontratën, kontrata të njëjtit i është ndërprerë.

“Operatori ekonomik i kontraktuar vite më parë nga MSh-ja për realizimin e ndërtimin e Spitalit të Ferizajt ka deshtuar qe ta permbushë kontratën, dhe si pasojë, punimet nuk jane perfunduar, ndërsa kontrata i është ndërprerë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Në vazhdimin e përgjigjes së MSh-së, thuhet se Ministri Rifat Latifi me ardhjen në detyrë, ka nënshkruar me Universitetin e  Prishtinës “Hasan Prishtina”, perkatësisht Fakultetin e Ndërtimtarisë, Memorandumin e bashkëpunimit nga të cilët është duke pritur ta kryejnë kontrollin teknik të objektit.

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas këtij Memorandumi, MSh-ja, përmes bashkëpunimit konkret me Fakultetin e Ndërtimtarisë të UP-së “Hasan Prishtina”, do të mbështetet për të arritur objektivat specifike profesionale, përkatësisht përfshirjen e komunitetit akademik e shkencor me standarde të pranueshme shkencore e profesionale, në shqyrtimin e punëve të realizuara si pjesë e rëndësishme për ecurinë në implementimin e projektit”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

MSh-ja nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur pritet të fillojnë punimet në spitalin e ri të Ferizajt, por vetëm kanë thënë se po e presin “kolaudimin e punëve të kryera deri tani në këtë spital, të cilin e bëjnë ekspertët e UP-së sipas memoranduimit, per të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm rreth këtij spitali, në varësi të vlerësimit që është duke u bërë nga UP-Fakulteti i Ndertimtarise”.

Ndërkaq, deputeti i cili vjen nga qyteti i Ferizajt, njëkohësisht deputet i PDK-së, Elmi Reqica, ka thënë për Portalin Dukagjini, se Qeveria Kurti 1 dhe Kurti 2, me qëllim po e zvarrisin këtë projekt, me arsyen e vetme sipas tij, se Komuna e Ferizajt, udhëhiqet nga kandidati i PDK-së.

“Unë i kam parashtruar një pyetje parlamentare edhe ish-minsitrit Vitia, dhe ai nuk ka pasur asnjë sqarim se pse është duke u zvarritur projekti i Spitalit. Ky Spital është dashur të përfundojë më 15 qershor të vitit 2021. Unë i kam parashtruar edhe ministrit Vitia dhe këtij aktual, është e paarsyshme dhe më shumë ka arsye politike, ndoshta edhe të tjera për ndërtimin e këtij spitali”, ka deklaruar Reçica.

“Nuk shoh arsye tjetër, mund të ketë pengesa, mund të ketë ndonjë cështje që mund të rishikohet, mirëpo kjo është odiseadë, është që nga viti 2013, vazhdimisht ka pasur këso telashesh”, ka vijuar ai.

Deputeti i PDK-së, nga qyteti i Ferizajt, Elmi Reçica

Reçica i ka kritikuar kolegët e tij deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po ashtu vijnë nga qyteti i Ferizajt, se sipas tij, nuk e kanë bërë asnjë përpjekje, për ta mbështetur projektin e spitalit të ri të Ferizajt. Po ashtu, ai e ka kritikuar edhe ministrin Hekuran Murati, i cili sipas tij, nuk ka marrë asnjë iniciativë për fillimin e punimeve të spitalit.

“Asnjë propozim, as në propozimet për buxhet, as për rishikim të buxhetit, nuk ka pasur mbështetje nga asnjë deputet i Ferizajt apo regjionit, sidomos tek ata të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe, njëkohësisht, nga Ministri Murati kam kërkuar, dhe absolutisht nuk kam hasur mbështetje”, ka deklaruar Reçica.

Në lidhje me këtë cështje, deputeti Dimal Basha dhe kolegu i tij Enver Haliti, nga Lëvizja Vetëvendosje,  të mërkurën e kanë paralajmëruar një konferencë për media, ku sipas tyre do t’i sqarojnë problemet e ndërtimit të Spitalit të ri të Ferizajt.

Spitali i ri i Ferizajt

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika