Ura e pasigurt në fshatin Drejë të Istogut

Qysh nga janari i viti 2021, ura e fshatit Drejë në Komunën e Istogut është e dëmuar. Vërshimet e një viti e gjysmë më parë, këtë urë e bën të pakalushme. Banorët e këtij fshati thonë se kjo urë është e kalushme vetëm për mjetet me peshë të vogël, mirëpo nuk ndihen të sigurt

Ura në Drejë

Vërshimet në vitin 2021, e dëmtuan rëndë urën mbi lumin “Kujavç” në fshatin Drejë të komunës së Istogut.

Madje kjo, urë për një kohë ishte e pakalueshme.

Mirëpo, pas një intervenimi nga Komuna e Istogut ishte bërë e mundshme që të qarkullohej disi mbi të.

Por, edhe kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë, gjendja e saj nuk është hiç më e mirë sesa atëherë.

Përfaqësuesi i këtij, fshati Xhavit Imeraj, thotë se dëmtimi i saj, i ka penguar banorët.

Ai thotë se kërkesat e tyre si në ministri ashtu edhe në komunë, nuk janë realizuar deri më tani.

“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme edhe në Ministri në Prishtinë edhe në Komunë, mirëpo deri më tani kërkesat tona nuk janë plotësuar. Neve na ka penguar shumë, sepse fëmijët tonë kanë bërë rrugë 3 kilometra më shumë për më shku në shkollë”, ka thënë Xhavit Imeraj, Përfaqësuesi i fshatit Drejë.

Xhavit Imeraj, Përfaqësuesi i fshatit Drejë

Madje, hallin këta banor të këtij fshati e kanë për preiudhën e dimrit, që sipas Imerajt, kjo urë nuk ka fare siguri me rritjen e nivelit të ujit të lumit.

“Duhet që sa më shpejtë të intervenohet, para ardhjes së dimrit dhe vërshimeve, në mënyrë që ura të jetë e sigurtë për të kaluar”, shtoi Imeraj.

Ndërkohë, nga Komuna e Istogut thuhet se brenda këtij viti do të behët ndërtimi I urës së re.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Abedin Kabashi, thotë se janë paraparë 35 mijë euro për këtë projekt, që pritet të realizohet para muajve të dimrit.

“Këtë vit buxhetor kemi paraparë nga rezervat një vlerë prej 35 mijë euro për ndërtimin e urës në fshatin Drejë. Nuk kemi mundur deri më tani sepse zakonisht projektet komunale miratohen një viti para dhe kjo ka ndodhur në fillim të viti 2021, është shprehur Abedin Kabashi, Drejtor i Shërbimeve Publike, Istog.

Abedin Kabashi, Drejtor i Shërbimeve Publike, Istog.

Abedin Kabashi për vonesat e komunës në sanimin e gjendjes në këtë urë, arysetohet se nuk kanë pasur mundësi që të kryejnë punime më herët.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika