Ura në Kherson të Ukrainës tashmë është e pakalueshme

Së fundmi, Ukraina ka thënë se tashmë ura në Kherson nuk është e funksionueshme pasi e ka mbyllur dhe po zhvillon një kundërofensivë ndaj Khersonit, të cilin Rusia e pushtoi në ditët e para të luftës

Fotoilustrim

Ukraina thotë se ura e Khersonit, e cila është e rëndësishme për forcat ruse në pushtimin e Ukrainës tashmë është e pakalueshme.

Ukraina është duke e zhvilluar një kundërofensivë ndaj Khersonit, të cilin Rusia e pushtoi në ditët e para të luftës.

“Shkatërrimi i urës rrugore të digës Nova Kakhovka u sigurua, me rezultat që ajo u nxor jashtë funksionit”, ka shkruar Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase Jugore.

Në një përditësim të përditshëm të inteligjencës, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se sulmet me precizion ukrainas mund ta kenë bërë kalimin rrugor mbi lumin Dnieper “të papërdorshëm për automjetet e rënda ushtarake”.

Forcat ruse kishin arritur vetëm të bënin riparime sipërfaqësore në urën kryesore Antonivsky, thanë zyrtarët, për të cilën burimet ushtarake perëndimore thanë se ishte “plotësisht e papërdorshme” pas një sulmi me raketa artilerie Himars muajin e kaluar.

Një përditësim nga Mbretëria e Bahkuar tregon se ura kryesore hekurudhore pranë Khersonit është dëmtuar gjithashtu javën e kaluar. Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se edhe nëse Rusia arrin të bëjë riparime të rëndësishme në ura, ato do të mbeten një cenueshmëri kryesore.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka shtuar se mijëra trupa ruse në perëndim të lumit tani ishin “pothuajse sigurisht të varura në vetëm dy pika kalimi tragetesh ponton” për furnizime tokësore. Opinioni i analistëve ushtarakë është se ekziston një rrezik në rritje që trupat të shkëputen nga pjesa tjetër e forcave kryesore pushtuese ruse, raporton BBC.

Kherson me një popullsi prej rreth 290 mijë para luftës është duke u administruar nga zyrtarë të mbështetur nga Moska. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, zyrtarët në qytetin Kherson kanë filluar të ecin përpara me planet për të mbajtur një referendum për bashkimin zyrtar me Rusinë. SHBA ka akuzuar Rusinë se po përgatitet të aneksojë në mënyrë të paligjshme pjesë të Ukrainës së pushtuar.

Por Iryna Vereshchuk, ministre ukrainase për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, tha këtë javë se çdo referendum i mbajtur në rajonet e pushtuara nuk do të njihet kurrë ndërkombëtarisht. Ajo gjithashtu këshilloi ukrainasit që mbeten në zonat e kontrolluara nga Rusia të evakuohen, duke shtuar se 5,300 njerëz ishin larguar nga rajoni Kherson në pesë ditët e fundit.

Ukraina gati për një kundërofensivë për të rimarrë provincën Kherson

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika