Uragani Ian forcohet përsëri

Florida mund të fillojë të ndiejë zemërimin e Ian-it që nga e marta, me kushtet e uraganit që mund të godasin shtetin një ditë më vonë. Krahas kësaj edhe ngadalësimi i erërave mund të jetë një alarm i dëmshëm ngase kjo nënkupton qëndrimin më të gjatë të stuhisë

Uragani "Ian"

Uragani “Ian” vazhdon të bëhet më i fortë gjersa shkon drejt Floridës, duke nxitur evakuime urgjente.

Florida mund të fillojë të ndiejë zemërimin e Ian-it që nga e marta, me kushtet e uraganit që mund të godasin shtetin të mërkurën.

Të hënën pasdite, Ian ishte rreth 120 milje në perëndim-veriperëndim të Grand Cayman, duke u nisur nga veri-veriperëndim me 13 mph, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Uraganeve me bazë në Miami.

Ndërkaq, erërat e Ian-it u intensifikuan nga 70 mph në mëngjesin e së hënës deri në 85 mph të hënën pasdite. Parashikuesit presin që Ian të bëhet një uragan i madh përpara se të godasë SHBA-në, me erëra që arrijnë shpejtësinë 111 mph ose më shumë.

“Përforcim i shpejtë pritet gjatë ditës së ardhshme ose më shumë, dhe Ian parashikohet të bëhet një uragan i madh sonte ose herët të martën kur të jetë afër Kubës perëndimore dhe të mbetet një stuhi e madhe mbi Gjirin juglindor të Meksikës të mërkurën,” tha qendra e uraganit, transmeton CNN.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 15 milionë njerëz pritet të vuajnë të paktën erërat e stuhive tropikale në qytete duke përfshirë Tampa, Orlando, Tallahassee dhe Jacksonville, tha Miller.

Gjersa modelet e projeksionit tregojnë një gamë të gjerë rrugësh të mundshme, një frikë është evidente. Zona Tampa, në anën perëndimore të Floridës, mund të marrë goditjen e saj të parë të drejtpërdrejtë nga një uragan që nga viti 1921, goditje kjo e cila mund të jetë shkatërruese.

Por zona nuk ka nevojë për një goditje të drejtpërdrejtë për të parë dëme katastrofike nga përmbytjet. Gjiri Tampa është jashtëzakonisht i prekshëm nga stuhia, sepse uji që futet në të nuk ka ku të shkojë. Kombinimi i stuhive të mëdha dhe një stuhi me lëvizje të ngadalshme mund të jetë katastrofike për Pinellas County, shtëpia e Clearwater dhe Shën Petersburg, thanë zyrtarët.

“Lajmi i keq që morëm këtë mëngjes është se kjo stuhi po priret të ngadalësohet, që do të thotë se mund të qëndrojë mbi ne për 47 orë,” tha Cathie Perkins, drejtoreshë e menaxhimit të urgjencës në Pinellas County.

Ndërsa Ian tërhiqet drejt Floridës, pritet të prodhojë reshje të mëdha shiu, përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje të mundshme balte në pjesë të Xhamajkës dhe Kubës. Pasi të kalojë Kubën, Ian do të gjurmohet përmes Gjirit lindor të Meksikës.

Nga ana tjetër, kushtet e stuhisë tropikale parashikohen të arrijnë në bregun perëndimor-qendror të Floridës, të martën në mbrëmje. Në bregun perëndimor të Floridës, zyrtarët u kërkuan banorëve të largoheshin në vend që të qëndronin për të mbrojtur pronën e tyre.

Një urdhër evakuimi i detyrueshëm në fuqi, në orën 14:00 të së hënës, u lëshua për zonën A të kontesë Hillsborough, zonë kjo e cila përfshin pjesën ujore të Tampa. Ndërkaq, administratorja e qarkut, Bonnie Wise ka bërë të ditur se një evakuim është rekomanduar për zonën B.

Ndërsa Ian parashikohet të bëhet një “uragan i madh” bazuar në shpejtësinë e erës, valët e stuhive mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se erërat, tha Michael Brennan, ushtrues detyre i zëvëndësdrejtorit të Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika