Uran Ismaili në Hagë, viziton ish-krerët e UÇK-së

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka njoftuar se për nder të 110-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Ndër të tjera tha se ish-presidentin Hashim Thaqin nuk arriti ta takojë, por së shpejti do të shkojë t'a vizitoi enkas





Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se festën e 28 Nëntorit e kaloi në Hagë me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vazhdojnë të jenë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ismajli ka deklaruar se sot nuk u takua vetëm me ish-presidentin Hashim Thaçin ndërsa ka thënë se me të do të takohet një ditë tjetër.

“Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i  bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe më të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë më i interesuar me fol për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të lë me ikë pa një fjalë të mirë. ‘Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen’, më tha”, ka shkruar Ismajli.

Ismaili ka theksuar se Rexhep Selimin e kishte përgëzuar për ekspozitën që ka hapur, teksa ka shtuar se u takua edhe me Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj, e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë”.

Për takimin me Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, ai tha se Haradinaj kishte përgatitë ushqim tradicional për festë por që nuk kishte mundur ta shijonte.

“E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat tre ditore që po i lëshohen për të vizituar babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi. Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi”.

“Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletuar vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas”, ka pohuar Ismaili.

Por nga kjo vizitë, Nënkryetarit të PDK-së, i mbeti merak takimi me ish-presidentin Hashim Thaqi por ai tha se do të planifikoj që herën tjetër të shkojë enkas për të.

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika