Urdhër-arrest ndaj Bamieh, mbrojtja e quan të papranueshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Mirëpo lëshimin e udhër-arrestit e ka kundërshtuar mbrojtja e Bamieh

Maria Thuraja Bamieh

Për informacionet e publikuara rreth korrupsionit në EULEX, ish-prokurorja e këtij misioni të BE-së, Maria Bamieh mund të dërgohet me forcë për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria.

Jo si dëshmitare, por në cilësinë e të dyshuarës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj saj pasi thotë se ajo nuk është paraqitur për intervistim nga 16 korrikut kur kishte pranuar ftesën e Prokurorisë.

Sipas urdhër-arrestit, Bamieh dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Thirrja i kishte shkuar Bamiehit pak minuta pas përfundimit të një konference para dy muajsh, në të cilën kishte folur rreth pretendimeve për korrupsion në EULEX.

Flet-arrestin e kundërshton mbrojtja e ish-prokurores britanike, duke thënë se nuk është njoftuar për lëshimin e urdhër-arrestit.

Avokati Toby Cadman pretendon se Prokuroria nuk u është përgjigjur disa kërkesave të tij.

“Duket se në Urdhër thuhet se znj. Bamieh refuzoi të intervistohej nga Prokurori dhe se znj. Bamieh është në arrati. Ky është një keqinterpretim i madh. Gjatë gjithë kohës zonja Bamieh ka treguar se ishte e gatshme të bashkëpunonte me çdo hetim që po vazhdonte. Prokurores iu drejtuan pyetje të arsyeshme duke kërkuar detaje për natyrën dhe shkakun e pretendimeve dhe detaje nëse i ishte hequr imuniteti, pasi nuk ishte hequr. Këto ishin kërkesa të arsyeshme që janë të zakonshme në hetimet penale”, ka deklaruar Cadman.

Kjo situatë, sipas avokatit Cadman, përbën shqetësim të madh për klienten e tij.

“Ne kemi kërkuar të angazhohemi me organet e prokurorisë për këtë çështje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, por për të qenë shumë i qartë nuk ka pasur asnjë komunikim me Prokurorin që nga korrespondenca jonë e fundit më 1 gusht 2022, prandaj lëshimi i fletarrestit konsiderohet joproporcional”, ka shtuar Cadman.

Prokuroria Themelore dhe Gjykata Themelore nuk kanë dhënë detaje për këtë rast.

Mbrojtja e Bamieh thekson se ajo ka statusin e sinjalizueses dhe se akuzat ndaj saj janë përpjekje për të cenuar lirinë e fjalës.

Por, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dilema nëse Bamieh plotëson kriteret për këtë status.

“Me vet faktin që në këtë rast nuk i kemi të gjitha të dhënat për të parë nëse me të vërtetë Maria Bamieh i plotëson të gjitha kushtet për të qenë sinjalizuese dhe nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, do të thotë të shikojmë në distancë dhe të presim se si do të zhvillohet tutje”, ka thënë Ehat Miftaraj nga IKD.

Miftaraj thotë se Bamieh duhet t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.

Ish-prokurorja britanike ka vite që ngrit akuza për keqpërdorime dhe korrupsion brenda EULEX-it, duke përfshirë prokurorë dhe gjykatës që shërbenin në Kosovë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika