Urdhër evakuimi në jug të Libanit nga ushtria izraelite
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra evakuimi për banorët e nëntë fshatrave në jug të Libanit, në prag të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut. Fshatrat e përmendur përfshijnë Jibshit, Habboush, Ebba, Doueir dhe të tjerë në zonë. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se veprimet e Hezbollahut po e detyrojnë ushtrinë të […]
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar urdhra evakuimi për banorët e nëntë fshatrave në jug të Libanit, në prag të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut.
Fshatrat e përmendur përfshijnë Jibshit, Habboush, Ebba, Doueir dhe të tjerë në zonë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se veprimet e Hezbollahut po e detyrojnë ushtrinë të ndërhyjë. Ai shtoi se qëllimi nuk është dëmtimi i civilëve, por shmangia e viktimave.















