Urdhri operativ “Goditja”, 72 të arrestuar dhe 34 armë të konfiskuara brenda pesë ditëve
Brenda pesë ditësh, Policia e Kosovës ka arrestuar 72 persona dhe ka konfiskuar 34 armë në kuadër të zbatimit të urdhrit operativ “Goditja”. Ky urdhër po zbatohet në tërë vendin dhe sipas policisë ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Policia ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet në drejtim të goditjes së personave […]
Brenda pesë ditësh, Policia e Kosovës ka arrestuar 72 persona dhe ka konfiskuar 34 armë në kuadër të zbatimit të urdhrit operativ “Goditja”.
Ky urdhër po zbatohet në tërë vendin dhe sipas policisë ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Policia ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet në drejtim të goditjes së personave apo grupeve që me veprimet e tyre mund të bien ndesh me ligjin.
“Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të policisë, nga data 8 deri më 12 gusht janë realizuar 2 mijë e 154 pika kontrolli për automjete, 730 prej tyre me radar dhe alkool-test.
Gjithashtu, janë kontrolluar 12 mijë e 38 vetura dhe 229 lokale.
Ndërsa, nga 72 personat e arrestuar, prej tyre 24 janë me urdhërarrest nga gjykatat.















