Hyrje daljet në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të shpeshta edhe këtë të enjte.
Disa kryetar të degëve e anëtarë tjerë të kësaj partie për disa orë qëndruan në takim, ku u diskutua mbajtja e Kuvendit të LDK-së pas kërkesës për shkarkim të Lumir Abdixhikut.
Sekretari i LDK-së Ilir Ferati tha se janë duke vazhduar me procedurat për verifikimin e nënshkrimeve.
“Ta keni parasysh edhe ju që nënshkrimet janë dorëzu veç dje edhe është një mori e çështjeve procedurale të cilat duhet të organizohen nga ne so sekretariat në këtë rast nga unë si sekretar i përgjithshëm, kemi nis pjesën e themelimit të komisioneve që janë të nevojshme një pjesë e punës ka filluar dhe janë çështje të brendshme”, ka thwnw Ferati.
Ferati foli edhe për raportimet se në takimin mes Kurtit e Abdixhikut është arritur dakordim për marrëveshje për krijimin e institucioneve.
“Apsolutisht propagandë, spekulim në një nivel jo të mirë, sidomos në kohën kur ndodhi. Pa prapë po e cilësoj, pa burim të informatës, pa citim të ndonjë eksponenti ose të ndonjë informate zyrtare nga LDK-ja, është spekulim, nuk qëndron”, ka shtuar Ferati.
Ndërkohë, anëtari tjetër i LDK-së Shkemb Manaj tha se Kuvendi do të mbahet me urgjencë për shkak të situatës politike, dhe nuk do të pritet afati deri në 60 siç e përcakton statuti i kësaj partie.
“Mendojm që është me urgjencë prandaj punët janë duke u kryer shpejtë në mënyrë që të verifikohet kërkesa, verifikohen delegatët dhe ë bëhen të gjitha përgaditjet për Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thwnw Manaj.
“Institucionet shtetërore edhe zgjedhja e presidentit është e patjetërsueshme, vendit duhet me i dhënë institucione, edhe duhet me i dhënë stabilitet institucional shtet funksional, mosimplementimi i buxhetit është rrezikim i funksionimit vital të shtetit. Prandaj duhet me pas institucione të qëndrueshme që implementojnë buxhet”, ka thwnw kryetari i degws sw LDK-sw nw Viti, Sokol Haliti.
Për pezullimin e takimeve me LVV-në, nuk deshi të flasë kandidatja për presidente në LDK Vjosa Osmani.
Mbi 140 delegatë të LDK-së kanë nënshkruar kërkesën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit.