USAID dhuron Kosovës 270 frigoriferë për sigurinë e vaksinave

Agjencia kryesore e zhvillimit ndërkombëtar në botë, USAID-it, demonstron bujarinë amerikane dhe tregon edhe një herë mbështetjen ndaj Kosovës

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe përfaqësueses së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, morrën pjesë në pranim-dorëzimin e pajisjeve nga “USAID” për të siguruar ruajtjen adekuate dhe transportin e sigurt të vaksinave.

Pranimi i dorëzimit të sotëm të këtyre pajisjeve shënon “fazën e parë të zëvendësimit të zinxhirit të gjithëmbarshëm të ftohtë të vaksinave në Kosovë”.

“Kjo përpjekje e mbështetur nga ana e USAID-it do të rrisë kapacitetet e ruajtjes së vaksinave në të gjitha nivelet, nga magazina qendrore e vaksinave pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) deri tek qendrat e mjekësisë familjare (QKMF-të) në të gjitha 38 komunat në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi ka thënë se po shpërndajnë pajisje që janë një komponent i rëndësisë thelbësore për marrjen e sigurt të vaksinave kundër COVID-19.

“Në fakt, këto pajisje të dhuruara nuk do të ndihmojë vetëm programin e vaksinimit kundër COVID-19, por cilindo nga programet e imunizimit në Kosovë që ka nevojë për magazinim të ftohtë të vaksinave, veçanërisht imunizimet rutinore të fëmijëve, një shërbim thelbësor ky i shëndetit publik”, ka thënë ajo.

Burimet e siguruara për Ministrinë e Shëndetësisë përfshijnë 270 frigoriferë dhe ngrirës, si dhe pesë dhoma të reja të ftohjes për magazinën qendrore të vaksinave në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pajisjet në fjalë do të mundësojnë që vaksinat të mund të mbahen në temperaturën e duhur.

Është bërë e ditur se financimi nga USAID-i do të mbështesë trajnimet për stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë dhe zhvillimin e një sistemi të digjitalizuar për monitorim dhe menaxhim më të mirë të rezervave të vaksinave.

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Kosovën në luftimin e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, dhe zbutjen e pasojave të tij tek të gjitha komunitetet në vend.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi një milion doza të vaksinave “Pfizer” kundër COVID-19 për popullin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika