Ushtaraku amerikan për tryezën ndërfetare në Prishitnë: Kosova jep shembull për botën me dialogun dhe bashkëjetesën ndërfetare

Michael Hornback, ushtaraku amerikan i cili vepron në Kosovë në kuadër të KFOR-it ka folur për tryezën e dialogut ndërfetar të organizuar në Kosovë të enjtën e 16 prillit.

Ai ka thënë se një ngjarje e tillë është mesazh i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për botën.

“Mendoj se kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. S’e sheh të përsëritet shumë shpesh. Mendoj se ideja e temës që vazhdoj të marrë, është se s’jemi këtu vetëm për tolerancë, por edhe për bashkëjetesë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme’’, u shpreh ai.

”Bashkëjetesa të mëson se jo vetëm që të pëlqen dikush, por mundesh edhe te punojmë sëbashku, jetojmë sëbashku, mund të mos kemi të njëjtin besim, e të mos shkojmë në të njëjtën kish, por mund të bashkëjetojmë”, ka thënë ushtaraku amerikan Hornback.

Tryeza e dialogut ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” është organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

Në këtë tryezë diskutimi ka folur edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, kreu i BIK-ut myftiu Naim Tërnnava.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika