Ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që të bëjë gjithçka aleanca

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, ka folur për situatën aktuale në Ballkan dhe ka përsëritur shqetësimin e tij se një konflikt me Rusinë është një mundësi reale. Bauer ka shpjeguar se deklarata e tij është bazuar në sjelljen e shtetit rus, duke përmendur një marrëveshje traktati të vitit 2021 ku Rusia kërkonte kthimin në kufijtë e vitit 1997

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Rob Bauer, i cili së fundmi tronditi opinionin me deklaratën dramatike se lufta me Rusinë është një mundësi reale dhe se të gjithë duhet të përgatiten për një gjë të tillë, ka folur për situatën në Ballkan në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda.

I pyetur se ku e bazon vlerësimin e tij se bota duhet të jetë gati për një luftë mes NATO-s dhe Rusisë, Bauer tha se ai mbështetet në sjelljen e shtetit rus.

“Të dielën e kaluar, thashë atë që kam thënë për një vit e gjysmë të fundit. Gjëja magjepsëse është se ka bërë jehonë vetëm tani dhe nuk thashë asgjë të re, thjesht përsërita pikëpamjet e mia dhe për disa arsye vetëm tani ka marrë kuptim. Ne në NATO morëm një marrëveshje traktati në dhjetor të vitit 2021, ku rusët na thanë se duan të kthehen në kufijtë e vitit 1997, ku përfshihen territoret e shumë vendeve që që atëherë janë bërë anëtarë të NATO-s”, deklaroi ushtaraku holandez.

Ai foli edhe rreth çështjesh që e ngriti presidentit amerikan, Joe Biden, ku kishte deklaruar se “nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?”

Bauer thotë se shumë njerëz janë të shqetësuar me të drejtë në një skenar të tillë.

“Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, nuk është fundi i armiqësive. Nuk është fundi i destabilitetit. Do të jetë fillimi i destabilitetit të ri. Sepse rusët atëherë do të besojnë se sjellja e tyre në fakt po shpërblehet. Prandaj, ata do të mendojnë: nuk shpërblehet respektimi i rregullave ndërkombëtare, por agresioni. Dhe në thelb, duke pushtuar një vend tjetër, ju merrni atë që dëshironi, që është kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Bauer.

Mendoj se mënyra se si punojmë së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë është një shembull për të ardhmen.

Ai thotë se shohin një stabilitet të brishtë në Ballkan.

“Nuk mjafton të “ngritni duart” dhe të prisni që BE-ja dhe NATO të bëjë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt… NATO dhe BE-ja do të ndihmojë siç kemi bërë me vite dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, në përgjigje të asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR dhe kjo sepse ne po monitorojmë atë se çfarë po ndodh në terren”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika