Ushtarë italianë të KFOR-it me stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe trazirave
Ushtarë italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-W) e KFOR-it, në bashkëpunim me trajnerë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), kanë zhvilluar një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe të zjarrofobisë në Kampin e Novosellës. Kështu ka njoftuar misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë përmes llogarisë në platformën “Facebook“. “Stërvitja […]
Ushtarë italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-W) e KFOR-it, në bashkëpunim me trajnerë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), kanë zhvilluar një stërvitje intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave (CRC) dhe të zjarrofobisë në Kampin e Novosellës.
Kështu ka njoftuar misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë përmes llogarisë në platformën “Facebook“.
“Stërvitja i ekspozoi trupat ndaj nxehtësisë dhe flakëve të krijuara nga pajisje ndezëse, duke rritur gatishmërinë e tyre operacionale dhe qëndrueshmërinë psikologjike”, thuhet në njoftim.
Mes të tjerash, bëhet e ditur se qëllimi i ushtrimit mbetet jetik.
“Të tilla stërvitje janë thelbësore për integrimin e aftësive të CRC me aftësinë për të vepruar nën stresin e lidhur me zjarrin, duke siguruar reagime të qeta dhe efektive në kushte sfiduese, si dhe ruajtjen e efektivitetit të misionit në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR ka përsëritur se vazhdon të punojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX, në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.















