Ushtarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut trajnohen për situata të rrezikshme nga zjarri
Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë marrë pjesë në një stërvitje intensive në Kosovë. Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte testimi i gatishmërisë luftarake dhe aftësive për menaxhimin e frikës në situata me rrezik, si për shembull gjatë të shtënave apo shpërthimeve. Trajnimi […]
Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë marrë pjesë në një stërvitje intensive në Kosovë.
Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte testimi i gatishmërisë luftarake dhe aftësive për menaxhimin e frikës në situata me rrezik, si për shembull gjatë të shtënave apo shpërthimeve.
Trajnimi u organizua dhe u drejtua nga instruktorë hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike për Kosovën (KTRBN).
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se stërvitja ka për qëllim përmirësimin e reagimit të shpejtë dhe efikas të trupave në terren, sidomos në raste të ndërlikuara apo të papritura.
“Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një ushtrim intensiv kundër CRC-së dhe zjarrfobisë, të mbështetur nga trajnerë hungarezë nga KTRBN. Qëndrueshmëria fizike, rezistenca mendore dhe puna në grup — çelësi për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it.















