Ushtarët e FSK-së arrijnë në Turqi për ndihmë pas tërmetit shkatërrues

Ushtarët e FSK-së kanë mbërritur në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë. Zyrtarë të Forcës tregojnë se njësiti që ka shkuar atje janë të specializuar për kërkim shpëtim dhe janë një ndër asetet më të rëndësishme të FSK-së. Ndihmë Turqisë i kanë dërguar edhe nga Shqipëria

Ende pa u bërë 24 orë prej kur Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm, rrugën për atje e morën pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Janë këta një kontingjent nga njësitet elite të FSK-së , njësitet e kërkim shpëtimit që u dërguan për mbështetje, rimëkëmbje dhe sanimin e gjendjes pas tërmetit shkatërrimtar.

Në kohë rekorde ministri Armend Mehaj në bashkëpunim me qeverinë, komandanten supreme e Kuvendin, i nisën ushtarët një natë më parë për në Turqi.

Shefi i komunikimit strategjik Gjeneral Sefer Isufi bën me dije se kontingjenti i FSK-së është tejet i përgatitur dhe veçse janë integruar në operacion.

“Kontingjenti ynë siç e dinin është një kontingjent i përberë nga specialistet e kërkim shpëtimit urban, pastaj kemi ekipet përcjellës mbështetje për mjekësi emergjent edhe njësit e e specializuar të K-9. Ky kontingjent menjëherë është integruar në kuadër të Taksë Forcës të Autoriteteve turke” , ka thënë Sefer Isufi – Gjeneral.

Gjenerali Isufi teksa tregon pjesëmarrjen e disahershme të kësaj njësie në operacione ndërkombëtare, derisa thotë se regjimenti i kërkim shpëtimit është ndër asetet më të rëndësishme të FSK-së.

“ Operatorët tanë specialit në fushën e kërkimit, tani përvec janë operator të suksesshëm në terrën ata janë edhe instruktor të nivelit shumë të lartë për të trajnuar të gjithë personalin nga institucionet tjera edhe për rretht 7 viteve ata me suksese trajnonin, në fushën e kërkimi shpëtimit pjesëtarë nga Policia e Kosovës”, ka shtuar Sefer Isufi – Gjeneral.

Nga ana tjetër ish-komandanti i FSK-së, gjenerali Kadri Kastrati thotë se njësiti i kërkim shpëtimit është lider në rajon.
” Ky njësit është lider në rajon. Është njësiti më i përgatitur në rajon sepse qysh nga koha Trupave Mbrojtës së Kosovës edhe FSK-së ka bërë trajnime të shumta edhe e ka qendrën në Pomzotinë  Qendrën Rajonale të Trajnimit në Fushën e Kërkimi Shpëtimit. Unë besoj që kz ekipi do ta kryejë detyrën në Turqi me përgjegjësi të lartë”, ka deklaruar Kadri Kastrati – Ish-Komandant.

Ditën e sotme mbërriti në Turqi edhe skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar siç njoftoi vetë kryeministri Edi Rama.

Përndryshe ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në Turneun ndërkombëtar në Kahramanmarash të Turqisë kanë qenë atje gjatë tërmetit. Të njëjtit janë evakuuar, janë mirë me shëndet dhe pritet të kthehen në Kosovë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika