Ushtarët e FSK-së po trajnohen nga instruktorët italianë

Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile është duke ndjekur trajnimin “Alpinizëm Ushtarak”, të udhëhequr nga ekipi mobil i instruktorëve të shkollës verore të Italisë

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, ka njoftuar se ekipi i instruktorëve italianë po trajnon pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK) për ”Alpinizëm Ushtarak”.

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

Ky trajnim është duke u realizuar në Kazermën ”Evropianët e rinj” në Pomozotin dhe në lokacione të ndryshme, përmes të cilit u është mundësuar pjesëtarëve të FSK-së që të mësojnë teknika për kalimin e zonave malore me shkëmbinjtë, ngjitje në sipërfaqe shkëmbore dhe lëshimin me litarë nga lartësitë e ndryshme.

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

Të martën, për të parë më afër realizimin e këtij trajnimi , te vendi i quajtur Guri i Plakës , qëndruan për vizitë zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla , zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral major Enver Cikaqi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral brigade, Luca Piperni, zëvendëskomandanti i Gardës Kombëtare, kolonel Shaip Haziri si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe KFOR-it.

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

“Qëllimi i trajnimit është që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ngritin kapacitetet profesionale, duke përfituar nga përvoja e ekspertëve italianë në këtë fushë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur në përballje me fatkeqësi malore, duke ju përshtatur vendit, kohës dhe kushteve atmosferike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

Nuk është hera e parë që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë stërvitur nga ekipe të instruktorëve të shteteve tjera.

Më 29 prill, Komandot e FSK-së janë stërvitur për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët kosovarë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Foto e stërvitjes së FSK-së nga Instruktorët italianë

Komandot e FSK-së stërviten nga britanikët

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika