Ushtarët e FSK-së realizojnë me sukses trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të planit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve luftarake ka realizuar me sukses Trajnimin Taktika me Njësi te Vogla.

Trajnimi Taktika me Njësi të Vogla (TTNJV) është një ndër trajnimet më specifike dhe të veçanta që realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rengjers i Ushtrisë Amerikane, që është një trajnim i karakterit profesional dhe sfidues, i cili ndihmon pjesëtarët që të përgatiten për detyra ku kërkohet sfidë dhe angazhimi i lartë fizik dhe psikik për përmbushjen e misionit

“Komanda e Forcave Tokësore në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake ka vazhduar të realizoj me profesionalizëm, përkushtim dhe disipline trajnime të nivelit të avancuar për të arritur qëllimin dhe objektivat FSK-së, me qëllim të përmbushjes së misionit mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika