Ushtari i FSK-së akuzohet për sulme seksuale në Britani, mohon fajësinë

Një ushtar i FSK-së që ndihmon në trajnimin e personelit të ushtrisë ukrainase ka mohuar tre akuza për krime seksuale, përfshirë përdhunimin.

B. H., 28 vjeç, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza të sulmit seksual ndaj një gruaje. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtegu mes Prince of Wales Road dhe Riverside Retail Park rreth orës 23:30 më 17 shtator, shkruan BBC.

Ai është mbajtur në paraburgim në Norwich Crown Court deri në gjykimin e tij, i cili pritet të fillojë më 7 prill dhe të zgjasë rreth pesë ditë.

Gjykata dëgjoi se B.H., është punonjës i ushtrisë së Kosovës, por kontraktuar për të trajnuar ushtarët ukrainas në bazën e Ushtrisë Britanike pranë Thetford, nën kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa B.H., foli mjaftueshëm anglisht për të dhënë përgjigjen e tij, avokati i mbrojtjes, Jonathan Goodman, deklaroi se për gjykimin dhe çdo seancë ndërmjetëse do të kërkohet përkthyes shqip.

Gjykata gjithashtu u njoftua se tre dëshmitarë do të kenë nevojë për përkthyes.

U njoftua se këta dëshmitarë mund të jenë të dërguar në Kosovë gjatë kohës së gjykimit, por ushtria e Kosovës do të lejojë pjesëmarrjen e tyre në gjykatë.

B.H., ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika