Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte

Ushtari i ri rus është dënuar me burgim të përjetshëm pas vrasjes së civilit ukrainas 62 vjeçar

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me burgim të përjetshëm një komandant tankesh rus për vrasjen e një civili në gjyqin e parë të krimeve të luftës që nga pushtimi, transmeton “BBC“.

Ushtari i kapur Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin veri-lindor të Chupakhivka, më 28 shkurt.

Ai pranoi se kishte qëlluar Shelipov, por tha se kishte vepruar sipas urdhrave dhe kërkoi falje nga e veja e të ndjerit.

Shumë krime të tjera të dyshuara lufte po hetohen nga Ukraina.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë pushtimit, ndërsa Ukraina thotë se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime.

Ky gjyq në kryeqytetin ukrainas, Kiev, po shihet si shansi i Ukrainës për të provuar, pa dyshim, se një ushtar rus vrau një civil pa marrë parasysh rregullat e luftës.

Ushtari rus, Vadim Shishimarin ulet në kutinë e të pandehurit në ditën e dytë të gjyqit të tij me akuzat për krime lufte për vrasjen e një civili, në një gjykatë në Kiev, Ukrainë, 19 maj

Shishimarin, i veshur me një xhup blu dhe gri me kapuç, shikoi në heshtje procedurat nga një kuti xhami e përforcuar në sallën e gjyqit dhe nuk tregoi asnjë emocion teksa u lexua vendimi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Përpara vendimit, avokati mbrojtës i Shishimarin, i emëruar nga shteti, ka thënë për “BBC News” se asnjë zyrtar rus nuk kishte pasur kontakt me të. Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin ka thënë se Kremlini nuk kishte “asnjë informacion” për këtë rast.

Në kohën e vrasjes, Shishimarin, 21 vjeç, dhe ushtarë të tjerë po udhëtonin me një makinë që e kishin kapur pasi kolona e tyre u sulmua dhe ata u ndanë nga njësia e tyre.

Kur e panë, tashmë të ndjerin, Shelipov që po fliste në telefonin e tij, Shishimarin i tha gjykatës se i është thënë që ta qëllojë me një pushkë sulmi.

Avokati i tij mbrojtës i tha gjykatës të premten se Shishimarin kishte qëlluar vetëm pasi kishte refuzuar dy herë të zbatonte urdhrin për të qëlluar dhe se vetëm një nga tre fishekë kishte goditur objektivin.

Ai ka thënë se Shishimarin kishte qëlluar nga frika për sigurinë e tij dhe ai pyeti nëse i pandehuri kishte ndërmend të vriste.

Në një moment dramatik gjatë gjykimit, e veja e viktimës Kateryna Shelipova u përball me Shishimarin. “Më thuaj të lutem, pse erdhët ju [rusët] këtu? për të na mbrojtur?” pyeti ajo, duke përmendur justifikimin e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Kateryna Shelipova, gruaja e të njderit

Ushtari nuk kishte përgjigje për këtë. Duke i kërkuar falje të vesë më herët, ai tha: “Por e kuptoj që nuk do të mund të më falësh”.

Zonja Shelipova tha për BBC: “Më vjen shumë keq për të, por për një krim të tillë nuk mund ta fal.”

Vadim Shishimarin, ushtari i cili u deklarua fajtor për vrasjen e 62-vjeçarit, e pranoi fajin për krimet e luftës në Ukrainë. Ai rifilloi gjyqin të premten e 20 majit.

Rifillon gjyqi ndaj ushtarit rus për krimet e luftës

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika