Ushtria amerikane: Raportimet se anijet e lidhura me Iranin po shmangin bllokadën janë të pasakta

Komanda Qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, CENTCOM, ka deklaruar se raportimet për anije të lidhura me Iranin që kanë shmangur bllokadën janë “të pasakta”.

Në një postim në platformën X, CENTCOM njofton se forcat amerikane kanë interceptuar 29 anije që nga vendosja e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tyre, dy tankerë me flamur iranian, “Hero II” dhe “Hedy”, të përmendur në media, nuk e kanë kaluar bllokadën si pjesë e një flotiljeje, por janë ndaluar dhe aktualisht ndodhen të ankoruar në Chah Bahar, në Iran.

Ndërkohë, një anije tjetër, “Dorena”, është shoqëruar nga një destrojerë e marinës amerikane në Oqeanin Indian pasi kishte tentuar të shkelte bllokadën.

CENTCOM thekson se forcat amerikane po e zbatojnë bllokadën në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, duke shtuar se ushtria amerikane ka “shtrirje globale”.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika