Ushtria amerikane rrëzon një tjetër objekt fluturues mbi liqenin Huron
Ushtria amerikane ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron, që gjendet pranë kufirit kanadez. Siç raporton BBC, objekti u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe të Gardës Kombëtare, njoftoi kongresistja e Michiganit, Elissa Slotkin. “Punë e madhe nga të gjithë ata që e kryen këtë mision”, tha ajo. […]
Ushtria amerikane ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron, që gjendet pranë kufirit kanadez.
Siç raporton BBC, objekti u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe të Gardës Kombëtare, njoftoi kongresistja e Michiganit, Elissa Slotkin.
“Punë e madhe nga të gjithë ata që e kryen këtë mision”, tha ajo.
Washingtoni ka qenë në gatishmëri të plotë qëkur ushtria shkatërroi një balonë të dyshimtë kineze më 4 shkurt. Ky është incidenti i katërt brenda shkurtit.
Incidenti i së dielës është hera e tretë që një objekt i paidentifikuar në lartësi të madhe është rrëzuar nga avionët luftarakë amerikanë.
Të premten, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, urdhëroi që një objekt të rrëzohej mbi Alaskë. Ndërsa të shtunën një objekt u qëllua mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë.
Si SHBA, ashtu edhe Kanadaja po punojnë për të rikuperuar mbetjet e objekteve. Kërkimi në Alaskë, megjithatë, është penguar nga kushtet e Arktikut.















