Ushtria e Serbisë afër kufirit, KFOR: Palët të angazhohen në dialog

Policia e Kosovës ishte e njoftuar paraprakisht për lëvizjes e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën. Pamjet që i publikoi kryeministri i vendit, Albin Kurti, sipas zyrtarëve policorë ata i kishin në pronësi paraprakisht dhe ishin në konsultime me KFOR-in për ato lëvizje, të cilat nuk i kanë parë si problematike. Edhe misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR po e vlerëson situatën atje të qetë por të brishtë

Foto e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 21 mars 2024.

Forcat e Armatosura të Serbisë të enjten ishin afruar aq shumë Kosovës sa Liqenin e Ujmanit e kishin në pëllëmbë të dorës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qe i pari që publikoi pamje nga droni ku shiheshin trupat serbe e tha se ata po përdorin pretekst stërvitjet për të shkaktuar provokim.

Televizioni i është afruar pikërisht kësaj pike ku këta trupa kishin qenë të vendosur në kufi me shtetin e Kosovës, saktësisht fshatin Banjë të Komunës së Zubin Potokut.

Fshati Banjë që është i banuar me qytetar të komunitetit serb në ndërkohë terrenin e kishte mjaftë problematik për qarkullim.

Pavarësisht kësaj, më pak se 1 kilometër tutje kësaj pike televizioni ka parë patrullim të Policisë së Kosovës.

Pavarësisht asaj çka tha kryeministri Kurti, Policia e Kosovës ishin të njoftuar për këtë lëvizje të Ushtrisë së Serbisë në atë hapësirë në afërsi të Kosovës.

“Për ushtrimin e ushtrisë serbe ne kemi pasur informacion nga partnerët tanë të KFOR-it të cilët na kanë njoftuar një ditë më herët që do të ketë ushtrim. Nuk ka qenë befasi për neve kështu që po, ato pamje ne i kemi marr, edhe ne kemi qenë afër duke patrulluar por nuk ka pas ndonjë problem për të theksuar”, ka deklaruar Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri

Ndërkohë, misioni paqeruajtës, KFOR-i në një përgjigje për Dukagjinin kanë sugjeruar që të dyja shtetet duhet të përmbahen nga veprimet tensionuese dhe të angazhohen në dialog.

“Qëllimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, ka deklaruar KFOR-i.

KFOR po ashtu ka ritheksuar se për momentin situata është e qetë, por mbetet e brishtë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika