Ushtria gjermane synon uniformat e reja me kamuflazh, kur do të implementohen

Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, do t’i nënshtrohen një ndryshimi të rëndësishëm në vitet e ardhshme përmes futjes së një modeli të ri uniforme me shumëkamuflazh, që do të zëvendësojë atë aktualen. Portali gjerman i mbrojtjes Hartpunkt raporton se të gjithë ushtarët duhet të jenë të pajisur me uniformat e reja jo më vonë se viti 2029.

Ministria Federale e Mbrojtjes ka konfirmuar për botimin ushtarak Augen Geradeaus se është duke u angazhuar në furnizimin e trupave me pajisje të reja luftarake, të përshtatura me rritjen e paraparë të personelit ushtarak në 460,000 trupa. Në këtë drejtim, ministria ka paralajmëruar një prokurim urgjent për përshpejtimin e procesit të furnizimit, si dhe lidhjen e kontratave afatgjata për të siguruar vazhdimësinë e pajisjes dhe zëvendësimeve. Megjithatë, për shkak se projekti është ende në zhvillim, nuk është përcaktuar ende një kosto përfundimtare apo një afat i saktë.

Modeli i ri shumëkamuflazh, që më parë përdorej ekskluzivisht nga njësitë speciale si Komanda e Forcave Speciale të Ushtrisë (KSK) dhe Komanda e Forcave Speciale të Marinës (KSM), do të zgjerohet tani për të gjithë ushtrinë. Ky vendim u mor pas një debati të gjatë institucional, ku për vite me radhë Ministria e Mbrojtjes i kishte rezistuar këtij ndryshimi në shkallë të gjerë.

Kalimi në uniformat e reja do të bëhet gradualisht duke nisur nga viti 2026, ndërsa implementimi i plotë pritet të përfundojë deri në vitet 2028-2029.

Arsyet për këtë ndryshim lidhen me përmirësimin e kapaciteteve taktike dhe të sigurisë. Një studim i kryer nga Instituti i Kërkimeve të Bundeswehr-it (Wehrwissenschaftliches Institut für Werk- und Betriebsstoffe) ka treguar se modeli i ri shumëkamuflazh ofron maskim më efektiv në një sërë mjedisesh operacionale, sidomos në hapësira urbane.

Një tjetër arsye është nevoja për të reduktuar dallueshmërinë e forcave speciale gjatë operacioneve të përbashkëta. Deri më tani, uniformat e tyre unike i bënin më të identifikueshme në terren.

Modeli i ri konsiderohet më i përshtatshëm edhe në raport me sfidat e reja klimatike dhe peizazhet në ndryshim, si dhe me përvojat e marra nga konflikti i përmasave të gjera në Ukrainë pas pushtimit rus.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika