Izraeli po monitoron nga afër zhvillimet në rajonin e Gjirit, por nuk është i befasuar nga përshkallëzimi i situatës, pasi vlerëson se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kërkesat e Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar një burim ushtarak izraelit për median izraelite Maariv.
“Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë të përgatitura për çdo zhvillim në Iran. Ne jemi në të njëjtin nivel gatishmërie dhe alarmi si dje dhe pardje”, citohet të ketë thënë burimi.
“Nëse do të kërkohet të veprojmë, qoftë në sulm apo në mbrojtje, ne jemi të gatshëm”, shtoi ai, raporton Al Jazeera.
Burimi ushtarak tha gjithashtu se aktualisht janë Shtetet e Bashkuara ato që po zhvillojnë negociatat me Iranin dhe se po ato kanë kryer veprimet ushtarake në Iran gjatë natës së kaluar.