Ushtria kineze bën stërvitje ushtarake pranë Tajvanit

Kina është duke bërë stërvitje ushtarake në Tajvan dhe deri më tani nuk raportohet nga mediat ndërkombëtare se këto stërvitje do të ndalen së shpejti. Këto stërvitje shtarake janë dënuar nga ShBA-ja, Australia dhe Japonia

Avionët kinezë

Ushtria e Kinës ka thënë se po vazhdon stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit, pasi stërvitjet e saj të paralajmëruara më parë me zjarr të drejtpërdrejtë përfunduan të dielën e 7 gushtit.

Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Kineze është shprehur se do të praktikonte sulme antinëndetëse dhe bastisje detare. Katër ditët e mëparshme të stërvitjeve ishin përgjigjja e Pekinit ndaj vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishull.

Tajvani ka akuzuar Kinën se kjo e fundit përdor këto stërvitje si praktikë për një pushtim të ishullit.

Të hënën e 8 gushtit, Tajvani tha se avionët dhe anijet kineze, deri më tani, nuk kanë hyrë në ujërat e tij territoriale gjatë stërvitjeve.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Australinë dhe Japoninë, kanë dënuar stërvitjet, duke thënë se objektivi i tyre është të ndryshojnë status quo-në në ngushticën e Tajvanit.

Avionët dhe anijet kineze kanë kaluar vazhdimisht vijën mesatare në ngushticë gjatë stërvitjeve. Por, ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën e 8 gushtit se linja mesatare ishte e nënkuptuar, që ekziston që nga vitet 1950 dhe ekzistenca e saj ishte një “fakt” raporton BBC.

Uashingtoni ka dënuar, gjithashtu, Pekinin për ndërprerjen e bashkëpunimit me SHBA-në në disa fusha, duke përfshirë ndryshimin e klimës, si hakmarrje për vizitën e zonjës Pelosi.

Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që mund ta pretendojë me forcë, nëse është e nevojshme.

Me 5 raketa të gjuajtura në lindje të Tajvan-it, Kina i dërgon një sinjal të ashpër Japonisë dhe SHBA-së

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika