Ushtria ukrainase thotë se ka zmbrapsur një sulm në lindje të rajonit të Donetskut

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se forcat e saj zmbrapsën një sulm në zonën e Blahodatnes në pjesën lindore të rajonit të Donetskut, ndërsa grupi mercenar rus Wagner tha se kishte marrë kontrollin e fshatit.

“Njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën sulmet e pushtuesve në zona të Blahodatnes në rajonin e Donetskut,” tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin e përditshëm të mëngjesit, duke iu referuar luftimeve të së shtunës, shkruan VOA.

Grupi Wagner, i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë kriminale ndërkombëtare, tha në Telegram të shtunën se njësitë e tij kishin marrë kontrollin e Blahodatnes.

Me nxehjen e luftimeve në rajonin e Donetskut, ka qenë e paqartë se cila palë e ka pasur kontrollin, veçanërisht rreth qytetit Bakhmut ku javët e fundit janë zhvilluar disa nga luftimet më të rënda të luftës.

Grupi Wagner ka bërë edhe më herët pretendime të parakohshme për fitore në fushëbetejë.

Ukraina ka thënë se ofensiva ruse në Bakhmut nuk ka arritur kulmin, por situata përgjatë vijës së frontit ka qenë gjithnjë e më e vështirë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika