Ushtroi dhunë fizike e psiqike ndaj një burri, arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Vitomiricë për dhunë në familje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, njofton Dukagjini. “Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Vitomiricë për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar, njofton Dukagjini.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.















