Ushtruesi i detyrës së  drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Fehmi Hoti, me stafin e lartë komandues pritën në takim  Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga znj. Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se ky takim është i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it.

“Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it .Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera”, ka thënë ai.

Në njoftim po ashtu thuhet se Policia e Kosovës, do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet “tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer”.

Në fund, takimi ka rezultuar me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit “të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”.