Utulash: Zvogëlimi i KFOR-it do të bëhet gradualish sipas situatës së sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka deklaruar se procesi i zvogëlimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë do të zhvillohet gradualisht dhe do të varet nga kushtet e sigurisë në terren.

Këto deklarata Ulutash i ka bërë gjatë një takimi me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek, të martën në selinë e KFOR-it në Prishtinë, pas kërkesës së Elekut për takim.

Sipas KFOR-it, gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe procesin e paralajmëruar për optimizimin e pranisë së KFOR-it.

Ulutash ka theksuar se trupat mund të rikthehen nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal.

Sipas tij, procesi i optimizimit të pranisë së KFOR-it është nisur pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Ai ka përsëritur se procesi do të zhvillohet gradualisht dhe se mund të rikthehet nëse kjo kërkohet nga zhvillimet përkatëse që mund të ndikojnë në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Ulutash ka theksuar gjithashtu se KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe se është i përkushtuar ndaj sigurisë së tij.

Sa i përket urës kryesore në Mitrovicë, ai ka thënë se kalimi gradual i pranisë së KFOR-it te Policia e Kosovës nga ura është në fazën fillestare. Pas përfundimit të këtij procesi, KFOR-i do të mbajë një prani të fuqishme në Mitrovicën e Veriut dhe në veri të Kosovës, për të mirën e të gjitha komuniteteve, sipas njoftimit.

Në takim me Elekun morën pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, anëtarja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Jovana Radosavljeviq, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika