Vajza që postoi videon e të moshuarës, tregon se nuk është kontaktuar nga Policia

Kaltrina Zeneli, e cila e ka postuar videon e keqtrajtimit të së moshuarës në Shtëpinë e Pleqve "Orenda" në qytetin e Pejës, ka treguar për RTV Dukagjinin se nuk është kontaktuar nga Policia e Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se është kontaktuar nga Prokuroria e Pejës

Ilustrim





Në emisionin “Five” në RTV Dukagjin, në lidhje të drejtpërdrejtë ka qenë Kaltrina Zeneli, e cila e ka raportuar rastin e sotëm të ndodhur në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për rastin e ndodhur në qytetin e Pejës, më saktësisht, keqtrajtimin e një të moshuare nga infermierja në Shtëpinë e Pleqve “Orenda”.

Zeneli ka treguar se videon e ka pranuar nga një person i panjohur, që ka kërkuar të jetë anonim.

Njashtu, ajo ka thënë se nuk është kontaktuar nga Policia e Pejës, ndërsa nga Prokuroria e Pejës është pyetur për detaje të tjera.

“Në postim e kam përmendur Policinë, por nuk më ka marrë në telefon as nuk më ka shënuar askush i Policisë. Të vetmit janë Prokuroria e Pejës, më kanë pyet cili është institucioni, a kam ndonjë informacion çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Zeneli ka shtuar se ndihet mirë qe organet e rendit kanë reaguar me kohë dhe që personat që kanë kyer veprën, kanë marrë denimin.

“Po ndihem mirë dhe e lehtësuar që organet kanë reaguar shpejt dhe personat janë aty ku duhet të jenë”, ka theksuar ajo.

Tutje, Zeneli ka shtuar se nuk ka dëgjuar të kenë ndodhur raste të tilla më parë në qytetin e Pejës.

Zeneli ka thënë se ndihet e shokuar nga rasti i ndodhur, madje ajo ka bërë të ditur se kur ka pranuar videon nuk ka bërë asnjë veprim tjetër, përveç që e ka publikuar videon në rrjetin e saj social në Facebook.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika