Vaksinimi i vajzave 12-vjeçare kundër Human Papilloma Virusit parandalon deri në 90% të kancereve

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinës Human Papilloma Virusi (HPV), dhe njofton se do të jepet në shkolla (për vajzat e klasave të gjashta) nga ekipet e vaksinimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor nën mbikqëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas MSH-së, dëshmitë shkencore kanë treguar se vaksina HPV është e sigurt dhe shumë efektive, prandaj Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëvë ligjorë që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, duke i mbrojtur ato nga HPV, që është shkaku numër një i kancerit të qafës së mitrës. Human Papilloma Virusi (HPV) është infeksioni viral më i shpeshtë i organeve riprodhuese tek gratë dhe burrat, dhe nëse nuk trajtohet shkakton 95% të kancereve të qafës së mitrës, informon ministria.

“Vaksina HPV, mund të parandalojë më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin, dhe aktualisht, kjo vaksinë jepet në 126 vende të botës, të cilat e kanë përfshirë atë në Kalendarin e tyre kombëtar të vaksinimit të rregullt për vajzat”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika