Katër fëmijë humbin jetën në Francë nga vala e të nxehtit

Numri i vdekjeve në Francë të lidhura me valën e të nxehtit është rritur në katër fëmijë të vegjël, ndërsa janë regjistruar edhe më shumë se 55 raste vdekjesh.

Ndërkohë, vala e nxehtësisë që ka përfshirë Evropën pritet të zhvendoset drejt lindjes, duke ekspozuar rreth 150 milionë njerëz ndaj temperaturave mbi 35°C, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Shkencëtarët thanë se kjo është vala më e rëndë dhe më e përhapur e të nxehtit e regjistruar ndonjëherë, duke bërë që pothuajse gjysma e 850 qyteteve më të mëdha të Evropës të përballen me nivele të paprecedenta stresi nga nxehtësia.

Ata theksuan se temperaturat ekstreme janë bërë të mundura nga kriza klimatike, e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Të premten, një spital në Marseille njoftoi se një fëmijë 18-muajsh kishte vdekur në repartin e urgjencës më herët gjatë javës, pasi ishte gjetur në një makinë në gjendje hipertermie (temperaturë jashtëzakonisht e lartë e trupit).

Një burim policor i tha gazetës Le Figaro se dyshohet që babai, i cili punon në zonë, mund ta ketë harruar djalin në makinë, në vend që ta dërgonte në çerdhe.

Më herët gjatë javës, një djalë trevjeçar në një periferi të Parisit u gjet i vdekur pasi kishte hyrë në një makinë dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, kur ishte aktivizuar bllokimi i sigurisë për fëmijë. Në një rast tjetër, trupat e dy fëmijëve, të moshës dy dhe katër vjeç, u gjetën në makinën e familjes së tyre, të parkuar në një parking të një zone banimi.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, tha të premten se të paktën 55 persona janë mbytur në mbarë Francën, një rritje krahasuar me 40 rastet e raportuara më herët gjatë javës.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika