Valë e Re Hapjesh në Prishtina Mall – Eksperienca që s’e gjen askund tjetër në Rajon!

Prishtina Mall, qendra më e madhe tregtare në Kosovë dhe rajon, vazhdon të forcojë pozitën e saj si destinacioni kryesor për modë, argëtim, gastronomi dhe teknologji. Në muajt e fundit, kjo qendër ikonike ka pasuruar përvojën e vizitorëve me një numër të madh hapjesh të reja, përfshirë brende ndërkombëtare të njohura dhe koncepte gastronomike që sjellin shije nga e gjithë bota.

Ndër brendet më të spikatura që kanë hapur dyert kohët e fundit janë:
• Ted Baker – Emri i njohur britanik vjen në Kosovë me koleksione që kombinojnë elegancën klasike me detaje unike dhe plot stil. Një destinacion i ri për ata që kërkojnë veshje të rafinuara dhe të sofistikuara.
• Just Cavalli – Brendi italian i famshëm për stilin e guximshëm dhe luksin modern, sjell energji të re në Prishtina Mall.
• Sinsay – E preferuara e të rinjve, tani edhe në Prishtinë! Moda urbane me çmime të përballueshme dhe trende që ndryshojnë shpejt.
• Mavi – Xhinset më të famshme turke tani ofrojnë komoditetin dhe stilin e tyre edhe në qendrën më të madhe të blerjeve në Kosovë.
• Bergama – Me veshjet elegante po ashtu dhe casual, vendi ku mund të gjeni veten.
• Dardania Sport – Dyqani më i ri sportiv ku mund të gjeni gjithçka, nga veshjet teknike deri tek
aksesorët e fundit për aktivitet fizik.
• Sasch Brands – Emër që plotëson mozaikun e modës me veshje dhe aksesorë për çdo shije dhe moshë.
• Solid Shoes – brend i njohur vendor dhe unik sjell produkte me kualitet te lartë. • Rialko – Prakticitet dhe dizajn modern për çdo udhëtim, për komoditet maksimal.
• Mama Mantia – kuzhinë autentike me shije të preferuara.
• Heb’s & My Shawarma – Receta të përgatitura me pasion për shije që të magjepsin.

Dhe kjo është vetëm fillimi – brendet që do të hapen së shpejti pritet të sjellin edhe më shumë gjallëri dhe diversitet në ofertë:

• Reserved – Moda moderne për gratë, burrat dhe fëmijët, e sjellë me stilin e njohur evropian.
• Mohito – Elegancë femërore dhe trende bashkëkohore për çdo ditë.
• Cropp – Një brend për të gjithë ata që nuk kanë frikë të jenë vetvetja. E frymëzuar nga bota e muzikës, artit dhe sportit, ajo krijon rroba, këpucë dhe aksesorë ekspresivë për femra dhe meshkuj.

• House – Një brend për të rinjtë që tregojnë se kush janë dhe çfarë ndiejnë përmes stilit të tyre
• A&M – Komoditet dhe stil për të gjithë familjen me koleksione të qasshme.
• Ceri Jersey – Brendi që kombinon sportin me stilin, ideale për një pamje moderne.
• Champlate – Për një dukje elegante me aksesorë unik.
• Petville – Një botë e dedikuar për miqtë tanë me katër putra – gjithçka që ju nevojitet për kujdesin dhe lumturinë e kafshëve shtëpiake.
• Firehouse Subs – Sanduiçe legjendare me shije dhe receta autentike amerikane.
• Popeyes – Shija ikonike e jugut të SHBA-ve, me pulën e saj të famshme që ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve anembanë botës.
• Metie Parfumeries – I sjell aromat unike dhe zgjedhje të shumta.
• Buffalo Shoes – Mbathjet moderne dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh. • Gusto Caffè – Përjetoni shijen e përsosur të kafesë në një ambient plot ngrohtësi dhe stil.
• Samsonite – Valixhe premium për udhëtime të sigurta dhe elegante.

Por, Prishtina Mall nuk është vetëm për ata që duan të duken bukur – është edhe për ata që duan të ndihen mirë!

💇‍♀️ Creative Hair Salon – Një sallon modern për kujdesin e flokëve dhe pamjes, me shërbime profesionale për të gjithë. Tani është në Prishtina Mall

Po ashtu edhe – Premium Tobacco and Wine – me ofertën e tyre unike me tobacco ndërkombëtare dhe verëra cilësore.

Prishtina Mall destinacioni juaj për modë, argëtim, sport dhe teknologji.

Krejt gjërat ma t’mira afër teje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” me “Pearson” mbajtën trajnim për qindra mësimdhënës të Gjuhës...

Shtëpia botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson” mbajti të shtunën trajnim njëditor në Prishtinë, për qindra mësimdhënës të gjuhës angleze me temën...

Promovohet libri “Libri im i kujtimeve” nga autori Rafet Rudi

“Libri im i Kujtimeve” ka titullin libri më i ri i autorit Rafet Rudi, të cilin ai e promovoi në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.Në...

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

Të fundit nga rubrika