Boksieri shqiptar Valon Ahmeti ka fituar meçin ndaj Mamuka Abduladze.

Ai arriti ta mposht Abduladzen, me nokaut në raundin e katërt.

Gjithashtu, edhe boksieri tjetër shqiptar Kushtrim Tahirukaj ka arritur fitore ndaj Nika Cvajava.

Ndryshe në këtë gala mbrëmje që po mbahet në Audi Dome të Mynihut, në ring do të ngjiten edhe pesë boksierë të tjerë shqiptar – përballja kryesore pritet të jetë Robin Krasniqi me numrin një të Norvegjisë, Timur Nikarkhoev.

Ndërsa, gazetari i RTV Dukagjinit, Ndrec Gjonaj është në Audi Dome të Mynihut, ku po e përcjell dhe po raporton nga afër për ndeshjet.

Krasniqi në një prononcim për gazetarin e RTV Dukagjinit, Gjonaj, ka thënë se “rikthimi është një emocion i veçantë”.