“ValorShield24”: Trupat shqiptare dhe kosovare në stërvitje të përbashkët ushtarake, vëzhgohen nga amerikanët

Një stërvitje të përbashkët ushtarake është zhvilluar mes Shqipërisë dhe Kosovës, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar për stërvitjen e përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Stërvitja, e koduar si ValorShield24, përfshiu trupa speciale nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës.

“Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën”, thuhet në njoftim.

Gjatë stërvitjes, trupat testuan aftësitë e tyre reaguese dhe ndërvepruese në një sërë skenarësh të simuluar.

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika