Valverde realizon sërish, Reali dyfishon epërsinë ndaj Cityt
Real Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Manchester City në përballjen që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Pas golit të parë, Federico Valverde ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e 28-të, duke e çuar rezultatin në 2:0 për madrilenët. Mesfushori uruguaian po shkëlqen në këtë ndeshje të UEFA Champions League, duke qenë vendimtar në […]
Real Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Manchester City në përballjen që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Pas golit të parë, Federico Valverde ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e 28-të, duke e çuar rezultatin në 2:0 për madrilenët.
Mesfushori uruguaian po shkëlqen në këtë ndeshje të UEFA Champions League, duke qenë vendimtar në avantazhin e hershëm të skuadrës së tij ndaj kampionëve anglezë.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Federico Valverde në minutën e 20-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës madrilene në këtë duel të rëndësishëm të UEFA Champions League.















