Vandalizohet varri i Mahsa Aminit, familja akuzon qeverinë e Iranit

Familja e Mahsa Aminit ka fajësuar forcat e sigurisë së Iranit për vandalizimin e varrit të saj. Ndërsa, avokati i familjes, Saleh Nikbakht, ka thënë se "individë, të njohur për veprime të tilla të neveritshme në të kaluarën, sulmuan dhe shkatërruan varrin e Mahsa Amini".

Xhami i thyer në gurin e varrit të Mahsa Aminit, foto nga “Iran International”- një kanal televiziv lajmesh në gjuhën persiane me seli në Washington.

Familja e Mahsa Aminit ka fajësuar forcat e sigurisë së Iranit, për vandalizimin e varrit të saj. Vdekja e Aminit, teksa ishte në mbikëqyrje të policisë në shtator të vitit 2022, ndezi protesta mbarëkombëtare, që janë kthyer në një nga kërcënimet më të mëdha për udhëheqjen e Republikës Islamike që nga marrja e pushtetit në vitin 1979.

Avokati i familjes Amini, Saleh Nikbakht, u ka thënë gazetarëve se “individë, të njohur për veprime të tilla të neveritshme në të kaluarën, sulmuan dhe shkatërruan varrin e Mahsa Amini”.

Më pas, ai i ka treguar fotografitë e varrit të dëmtuar, që i kishte marrë nga prindërit e Aminit.

Ai ka thënë se babai i saj mori vesh se autoritetet kishin penguar vendosjen e një tende mbrojtëse mbi varr, duke kërcënuar një saldator se, nëse ai kryente punën, biznesi i tij do të mbyllej.

E ëma e Mahsas, Mojgan Eftekhari, nëna e Aminit, pasi ka akuzuar zyrtarët qeveritarë se po pengojnë aksesin te varrezat, shkroi një mesazh dukë thënë “ju lutemi të mos shqetësoni njerëzit; të dashurit e tyre janë këtu”.

Ashkan Amini, vëllai i Mahsa Amini, ndau një foto të varrit të motrës së tij në Instagram, duke shkruar se “edhe xhami i gurit tënd të varrit i shqetëson”, duke iu referuar zyrtarëve iranianë, të cilët familja dhe mbështetësit i fajësojnë për vdekjen e Aminit, raporton REL.

Vëllai i Aminit ka thënë se kjo ishte hera e dytë që vandalizohet varri i motrës së tij, duke thënë se “çkado që bëjnë, ne do ta rregullojmë. Të shohim kush do të lodhet i pari”.

Vdekja e Mahsa Amini, 22- vjeçares nga qyteti perëndimor iranian Saqez, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit apo mbulesës së kokës, ka nxitur protesta në mbarë Iranin.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me bazë në Norvegji thotë se trazirat e shkaktuara nga protestat kanë çuar në vdekjen e të paktën 587 individëve, duke përfshirë dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë.

Forcat qeveritare iraniane janë akuzuar se kanë sulmuar, vandalizuar dhe shkatërruar varret e protestuesve të vrarë dhe të ekzekutuar, figurave kulturore, poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kritikëve politikë, dhe në disa raste, të krishterëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika