Vanessa Bryant shpërblehet me 16 milionë dollarë për fotot e publikuara nga aksidenti i Kobe

Qarku i Los Anxhelosit do të paguajë të venë e yllit të basketbollit dhe bashkëpaditësin e saj, familja e të cilit ishte gjithashtu në helikpoterin që u rrëzua

Vanessa Bryant, në gjykatën federale në Los Anxhelos javën e kaluar

E veja e basketbollistit Kobe Bryant, Vanessa Bryant, është shpërblyer me 16 milionë dollarë si dëmshpërblim për fotot e publikuara të rrëzimit të helikopterit që vrau yllin e basketbollit amerikan dhe vajzën e tij në vitin 2020.

Vanessa Bryant, 40 vjeç, ka thënë se kishte sulme paniku pasi mësoi se ishin shpërndarë imazhet e marra nga zëvendësit të sherifi i Qarkut të Los Angeles dhe zjarrfikësit.

Një juri federale tani ka thënë se qarku duhet të paguajë zonjën Bryant për shqetësimin emocional.

Ndërsa bashkëpaditësi Christopher Chester duhet të dëmshpërblehet me 15 milionë dollarë.

Kobbe Bryant

Bashkëshorti i saj, Kobe Bryant, 41 vjeç, vajza Gianna, 13 vjeç dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni më 26 janar të vitit 2020.

Ndërsa, Chester humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton në aksident.

Një raport nga Los Angeles Times pretendon se punonjësit e qarkut kanë marrë foto në vendin e përplasjes dhe i kanë ndarë me të tjerët, sipas tyre, kjo ka zemëruar familjet e viktimave.

Nëntorin e kaluar, qarku ra dakord të paguante 2.5 milionë dollarë për shqetësimin emocional të shkaktuar dy familjeve që humbën të afërmit në aksident, por Bryant refuzoi të merrej ky vendim.

Duke qarë në qëndrimin e dëshmitarit javën e kaluar, Bryant kujtoi se ishte në shtëpi kur lexoi historinë e LA Times.

Vanessa Bryant, Kobe Bryant, Natalia Bryant, Gianna Maria-Onore Bryant

“Unë dola nga shtëpia dhe vrapova në anën e shtëpisë në mënyrë që vajzat të mos më shihnin. Doja të vrapoja, poshtë lagjes dhe thjesht të bërtas,”  ka thënë ajo, raporton BBC.

Bryant ka thënë se ishte ndjerë “e verbër, e shkatërruar, e lënduar dhe e tradhtuar” nga lajmet që rrjedhnin informacionet, dhe jeton me frikën çdo ditë që të shfaqen këto imazhe në mediat sociale.

“Nuk dua t’i shoh kurrë këto fotografi. Dua të kujtoj burrin dhe vajzën time ashtu siç kanë qenë”, ka thënë ajo.

Foto ilustrim

Juria mori vendimin e saj në Ditën e Kobe Bryant, e cila festohet në LA më 24 gusht, sepse përfaqëson numrat e fanellave të tij, 8 dhe 24.

Po ashtu, është një ditë pas ditëlindjes së tij, ku Bryant do të ishte 44 vjeç.

Kobe Bryant, ish-ylli i Lakers, pesë herë kampion i NBA-së dhe anëtar Basketball Hall of Fame, po udhëtonte me Gianna-n dhe shtatë të tjerë në një lojë basketbolli për të rinjtë kur helikopteri në të cilin ndodheshin u rrëzua në kodra në Calabasas, në perëndim të Los Anxhelosit.

Zyrtarët federalë të sigurisë fajësuan pilotin për rrëzimin.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika