Vapë e madhe në Kosovë, temperatura deri 37 gradë
Në Kosovë këtë të premte do të ketë mot me diell, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i […]
Në Kosovë këtë të premte do të ketë mot me diell, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, “indeksi UV do të jetë shumë i lartë dhe parashihen rreth 60 orë me diell.
IHMK-ja ka rekomanduar që personat me sëmundje kronike t’iu shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.















