Vapë përvëluese – rrezik nga dehidratimi e goditja e nxehtësisë
E enjtja do të sjellë mot kryesisht me diell dhe temperaturat më të larta të javës. Sipas parashikimeve, pritet një ditë jashtëzakonisht e nxehtë, me rrezik të shtuar për dehidrim dhe goditje nga nxehtësia, sidomos për ata që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata. Temperaturat minimale do të sillen prej 17 deri në 20°C, ndërsa […]
E enjtja do të sjellë mot kryesisht me diell dhe temperaturat më të larta të javës.
Sipas parashikimeve, pritet një ditë jashtëzakonisht e nxehtë, me rrezik të shtuar për dehidrim dhe goditje nga nxehtësia, sidomos për ata që qëndrojnë jashtë për periudha të gjata.
Temperaturat minimale do të sillen prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 36 deri në 39°C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, me intensitet të lartë në disa zona. Shpejtësia e saj pritet të arrijë nga 20 deri në 54 km/h, duke krijuar ndjesi të përforcuar të nxehtësisë.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë shumë ujë dhe të kujdesen veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.















