Varësitë dhe si të largohemi nga to

Sonte në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini u diskutua në lidhje me varshmëritë

Fotografi ilustrim

I ftuar për të diskutuar për temën e varshmërive ishte psikologu klinik, Besnik Kadriu.

Ai deklaroi se varësia është një dëshirë apo shtytje e theksuar ndaj një substance që krijon lidhje psikologjike me të. Theksoi tutje se varshmëria mund të krijohet me substanca të ndryshme, jo doemos vetëm ato narkotike.

Kadriu deklaroi se ka shumë lloje të varshmërive tek substancat që cilësohen “të buta”, duke vendosur një theks tek pijet e ndryshme, sheqernat apo në prizmin tjetër edhe lojërat elektronike, bixhozi e të tjera.

Duhani e kafeja, shton psikologu, hyjnë në grupin e substancave narkotike të buta, që nuk zgjojnë vëmendje në pjesën klinike, pasi ka shumë pak raste ku përsonat kërkojnë ndihmë për një varësi të tillë. Substanca të tilla sipas tij krijojnë tolerancë, dhe vazhdimisht individi duhet të rrisë dozën e konsumimit për të ndjerë kënaqësinë që kërkon.

Psikologu klinik, Besnik Kadriu.

Largimi nga këto varshmëri sipas Kadriut ka simptoma reale, pasi trupi mësohet me dozat e konsumimit të përditshëm, dhe duhet të kalojë një kohë derisa trupi ta rimarrë vetën. Koha e rikuperimit, shton psikologu, dallon, tek substancat e buta është më e shkurtër krahasuar me narkotikët e rëndë.

Duhani, sipas psikologut, edhe me literaturë konsiderohet si një nga substancat më të vështira për t’i lënë, pasi ka efektin social, krijohet në një ritual, rritet efekti i tolerancës dhe kombinimi i tyre krijon një kompleksitet që krijon vështirësi të ndërprerjes.

Mënyra më e mirë e largimit nga të gjitha substancat, nënvizon Kadriu, është ndërprerja e menjëhershme e tyre dhe kërkimi i ndihmës profesionale, pasi duhani si shembull, në shumicën e rasteve mund të ndalohet vetëm me terapi, dhe rruga më e lehtë t’ia dalin është marrja e shërbimit profesional.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika