Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tashmë është duke u realizuar dhe se samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi është vazhdimësi i atij të mbajtur në Tiranë. Varhelyi tha se në këtë samit pritet të diskutohet se si të zbatohen […]
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tashmë është duke u realizuar dhe se samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi është vazhdimësi i atij të mbajtur në Tiranë.
Varhelyi tha se në këtë samit pritet të diskutohet se si të zbatohen të gjitha prioritetet e rajonit për këtë vit.
“Jam I lumtur që jam në Kotorr. Ky takim është takim pasues nga ai i Tiranës, ku kemi diskutuar mundësitë e planit për zhvillim dhe se si rajoni mund të punojë bashkë si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Sot plani i rritjes është një realitet. Sot, Plani i Rritjes është zhvillim i plotë dhe do të diskutojmë se si do t’i zbatojmë gjitha prioritetet që rajoni i ka gjetur këtë vit”, tha Varhelyi.
Eurokomisioneri për zgjerim tha se në kuadër të prioriteteve më e rëndësishmja është SEPA (Single Euro Payment Area), përkatësisht zona e pagesës së përbashkët në euro.
Ai deklaroi se nga dita e parë e vitit të ardhshëm nga ky plan mund të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset e gjithë rajonit.















